
Ja çfarë shkroi Glauk Konjufca në librin e zisë për Haxhi Thaçin
19 mars 2025
| 16:14
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte për të pamen në familjen Thaçi.
Konjufca ka shkruar edhe në librin e zisë.
Aty e ka përmendur kontributin e Hashim Thaçit në shpalljen e pavarësisë.
“Gjithmonë do ta kujtojmë patriotin dhe plakun e urtë, Haxhi Thaçin. Ai ishte një atdhetar i cili e frymëzoi thellë familjen e tij, e cila në krye edhe me presidentin Thaçi, ishte bartës i procesve më të rëndësishme për popullin tonë, gjatë viteve 90, gjatë UÇK-së dhe pas luftës, edhe në shpallje të pavarësisë”, ka shkruar Konjufca.
