Ja çfarë shkruajnë mediet botërore për eliminimin e Messit dhe Ronaldos
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i thanë lamtumirën botërorit të Rusisë në të njëjtën ditë duke qëndruar në rekordin e vetëm të tyre negativ atë të mos shënimit të golave në fazat me eliminim direkt të këtij evenimenti.
Eliminimi i tyre me Argjentinën e Portugalinë ishte tema kryesore në mediat ndërkombëtare. Kështu “Gazzetta Dello Sport” shkruan: Rënia e perëndive, Messi e Ronaldo eliminohen. Botërori humbi 10 topa të artë. Yjet tani janë Mbappe e Cavani.
Kurse të “Corriere dello sport” lexohet : Rusi 2018, iku Gjermania kampione e botës, iku Argjentina e Messit, iku Portugalia e Cristiano Ronaldos; Botërori më i çmendur i të gjitha kohërave, por gjithsesi është Japonia. Në Spanjë “AS” publikon: Cristiano dhe Messi kthehen në Shtëpi. Në Portugali-Uruguai vendosën golat e Cavanit. Spektakël i Mbappesë në Francë-Argjentinë, raporton “tch”.
“Marca” thekson: Messi dhe Cristiano Ronaldo “Knock Out”. Mbappe një superyll. Kurse “Mundo Deportivo” thekson: Lamtumirë, kampionë! Messi e Ronaldo eliminohen në 1/8 e finaleve pas dygolëshave të Mbappe e Cavanit, yjet e Francës e Uruguait. Edhe në Angli është trajtuar largimi i dy fenomeneve të futbollit botëror. “Daily Express” shkruan: Messi dhe Ronaldo shuhen ëndrrat e Botërorit, ndërsa te Daily Mail lexohet: Ronaldo e Messi u kthyen në shtëpi në një natë dramatike të Botërorit të Rusisë. Mbappe, nr.10 perfekt.
E përditshmja franceze “‘L’Equipe’” publikon foton e Mbappes dhe Griezmannit që festojnë nën titullin: Monumental ndërkohë që në sfond edhe portreti i Maradonës. Në Portugali, ‘A Bola’ flet për ëndrrat e thyera të Ronaldos e Portugalisë nga 2 golat e shënuar nga Cavani.