
Ja çfarë shkruan babai i Astrit Deharit në muralin përkujtimor
28 tetor 2019
| 19:24
Familjarë, miq, por edhe qytetarë, kanë bërë sonte homazhe pranë muralit të Astrit Deharit të punuar në rrugën “Rexhep Luci”, në kryeqytet.
Pasi vendosën kurora lulesh te murali për Astrit Deharin, familjarët e ish-aktivistit të Vetëvendosjes kanë folur para mediave. I pranishëm ka qenë edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Gjatë aktivitetit në përkujtim të Astrit Deharit, babai i aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Avniu, ka shkruar disa fjalë në muralin kushtuar djalit të tij.
“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare! Avni, Xhemile dhe Arta Dehari”, ka shkruar Avni Dehari.