Ja çfarë shkruan Kurti në librin e zisë për viktimat e tërmetit në Turqi
09 shkurt 2023
| 14:37
Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për mijëra jetë të humbura tragjikisht nga tërmeti në Turqi.
“E gjithë Kosova është tronditur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin turk dhe udhëheqjen e Republikës, ngushëllojmë familjarët e viktimave, urojmë shërim për të plagosurit dhe lutemi për jetën e të gjallëve nën rrënoja”, ka shkruar kryeministri Kurti.
“Solidariteti ynë është i fuqishëm e ndihma dhe mbështetja jonë e parezervë dhe e vazhdueshme. Geçmiş olsun Türkiye”, ka shkruar ai më tej në librin e zisë.