Ja çfarë thonë Haradinaj e Markoviqi për çështjen e Çakorrit
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se ende nuk e kanë të përfunduar përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën, sa i përket marrëveshjes së arritur për demarkacionin.
Sipas tij kjo do të bëhet kur të formohet një komision dhe të dyja palët flasin haptas me njëri- tjetrën.
I pyetur të komentojë deklaratat e homologut të tij Ramush Haradinaj se ”Çakorri i takon Kosovës”, kryeministri malazez ka thënë prapë se ”të dy palët duhet të jenë reale me njëra-tjetrën”.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka mundur të thotë siç thotë shpesh se ”Çakorri i takon Kosovës”.
Ai është pajtuar me homologun e tij, Dushko Markoviq, se çështja e demarkacionit duhet të zgjidhet në një mënyrë të bashkëpunimit dhe mirëbesimit mes dy shteteve. /Klan Kosova/