Ja çfarë thoshte Bardhyl Mahmuti për Nazim Bllacën në vitin 2015 (Video)

10 shkurt 2019 | 15:46

Politikani dhe veprimtari Bardhyl Mahmuti, në prill të vitit 2015, në emisionin “Zona e Debatit” në “Klan Kosova”, kishte paralajmëruar se Nazim Bllaca ishte person i infiltruar nga Serbia për të kryer krime me qëllim të fajësimit dhe njollosjes së UÇK-së.

“Nuk kemi nevojë të marrim njerëz, t’i arrestojmë, për t’i shpallur të pafajshëm pas disa vitesh”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që shërbimi sekret i Serbisë ka futur njerëz në Kosovë të kryejnë vrasje të civilëve dhe pastaj t’ia atribuojnë Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK)”.

“Kemi ‘Rastin Bllaca’. Ai, para se të dëshmojë, ka qëndruar mbi një vit në Serbi. Ai njeri ka ardhur prej Serbisë të dëshmojë këtu. Nuk i ka bërë vrasjet me porosi të shqiptarëve, por me porosi të atyre që iu ka interesuar të stigmatizohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës si të ishte organizatë terroriste”, kushte thënë Mahmuti.

Në disa dokumente që janë publikuar së fundmi në emisionin “Udhëve”, në “RTK”, dëshmohet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë, konkretisht nga UDB-ja, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt, propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996.

“Në angazhimin e mëtejmë pseudonimi i personit do të jetë “VEZA” (që në shqip do të thotë “LIDHJA”)”, është thënë në këtë dokument sekret të pjesëtarit të shërbimit serb të sigurisë. Ky propozim i dërgohet sigurimit shtetëror serb, UDB-së, për procedura të mëtutjeshme.

Më 30 prill 1997, Nazim Bllaca rekrutohet si informator i UDB-së, por ende ka edhe disa procedura të verifikimit.

Më 14 maj 1997, Bllaca pranohet zyrtarisht si informator.

Në formularin e lëshuar nga Shërbimi i Sigurisë Publike për pranimin si informator jepen të gjitha shënimet e sakta të Bllacës. Gjithashtu në formular është shkruar edhe emri i zyrtarit operativ të cilit do t’i raportojë Bllaca gjatë punës së tij të re si informator i sigurimit shtetëror serb, e ai është Qepo Mihajloviq.

https://www.facebook.com/vlahna.gani.1/videos/1164236640410759/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës,…