Ja çfarë thotë Anita pas dorëheqjes se Haradinajt
19 korrik 2019
| 19:29
Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit, “klankosova.tv” ka kontaktuar bashkëshorten e tij, Anitën, e cila ishte përkrahësja e tij më e flaktë gjatë gjithë karrierës së tij politike dhe veçanërisht pasi ishte bërë i pari i Qeverisë.
“Nuk kam asnjë koment”, ishte përgjigjja e saj, duke mos dashur ta komentojë vendimin e sotëm të bashkëshortit të saj, i cili realisht nuk është pritur nga shumica e qytetarëve të vendit tonë.
Ramush Haradinaj ka thënë sot se dorëheqja e tij e parevokueshme vjen pas ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale dhe që sipas tij atje nuk do të shkojë si kryeministër i Kosovës.