Ja çfarë thotë Bekim Isufi për stadiumin “Fadil Vokrri”
15 gusht 2018
| 11:40
Bekim Isufi është trajneri i parë që e shijon fitoren në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Isufi në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se gjithsecili e ka ndierë vetën të rëndësishëm të hënën në ndeshjen finale të Superkupës.
“Për herë të parë në këtë stadium e ndien veten se je trajner, lojtar, shikues dhe njeri i rëndësishëm. Pas sa vitesh dëshmohet se ka garë, kemi kampion dhe kulturë sportive, sidomos në një stadium që e ka emrin e Fadil Vokrrit, i cili përjetësisht do t’i ketë meritat për gjithë atë që ka bërë për sportin e Kosovës”, ka thënë Isufi.
/Veton ZYMBERI/