Ja çfarë thotë Challandesi se kush do të jetë kapiten i Kosovës
06 qershor 2019
| 18:38
Kosova nesër do luaj ndeshjen e dytë kualifikuese për “Euro 2020”, ndaj Malit të Zi.
Në konferencën e sotme trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur lidhur se kush do jetë kapiten i Kosovës në këtë ndeshje, pasi Ujkani pritet të jetë në stol, kurse tre kapitenet e tjerë Berisha, Shala dhe Kriezu mungojnë.
“Është e vërtetë që kemi humbur kapitenët,por çështja e kapitenit nuk është brenga jonë më e madhe. Unë do të shoh në stërvitjen që do ta kemi sonte se kush do të luajë e kush jo dhe pastaj do të vendosë për kapitenin”, ka thënë Challandes