Ja çfarë thotë Rashica për ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë (video)

19 mars 2019 | 21:28

Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica premton maksimumin në përballje me Danimarkën. Ai ka thënë se futbollistët e Kosovës do të angazhohen, sikurse kjo ndeshje të ishte për pikë.

Sipas tij përballja e 21 marsit do të tregoj forcën e vërtetë të “Dardanëve”, pasi kundërshtar është një kombëtare e fortë siç është Danimarka.

“I kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, kurse unë jam në një formë të mirë. Do të mundohem të japi maksimumin dhe atë që po bëjë në klub të bëjë edhe në përfaqësuese. Është hera e parë që po luajmë një ndeshje miqësore ndaj një kundërshtari kaq të madh, por luajmë në shtëpinë tonë dhe do të japim maksimumin sikurse të ishte ndeshje për pikë. Do të jetë një test për ne për të parë se ku jemi ndaj kombëtarëve të mëdha”, ka deklaruar Rashica.

https://www.facebook.com/FFKKosova/videos/256946288523271/

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për…