Ja çfarë thotë Sahiti për Bunjakin dhe Challandesin
22 nëntor 2018
| 11:24
Muharrem Sahiti ishte ndihmëstrajner i ish-përzgjedhësit Albert Bunjakit, kurse vazhdon të jetë ndihmës edhe i zviceranit Bernard Challandes.
Ai e ka vlerësuar lart punën e Bunjakit, derisa lavdëron edhe punën e përzgjedhësit aktual.
“Edhe Alberti ka bërë një punë të mirë në përfaqësuese dhe është pjesë e këtij suksesi. Ndërsa trajneri i tanishëm është shumë serioz në punë dhe ka përvojë të madhe. Jemi me fat që e kemi një përzgjedhës të tillë, i cili është duke bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Sahiti për “Epokën e re”.
/Veton ZYMBERI/