![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/medaljet.jpeg)
Ja çfarë vendi pozicionohet Kosova në tabelën e medaljeve të arit në Lojërat Olimpike
02 gusht 2021
| 15:44
Teksa kanë kaluar 11 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike tabela e medaljeve ka filluar të marrë formë dhe kombëtaret e mëdha kanë filluar shkëputjen ndaj konkurrentëve të tjerë.
Në vendin e parë renditet Kina e cila dominon me 29 medalje ari të fituara. SHBA-ja vjen fill pas aziatikëve me 22 medalje të fituara. Vendi i tretë u takon organizatorëve, Japonisë e cila ka siguruar 17 medalje ari deri tani.
Top 10-shja përfshin emra kombëtaresh si Rusia, Australia, Britania Madhe, Franca e Gjermania, ndërsa Kosova e mbylli Olimpiadën me 2 medalje të fituara dhe momentalisht mban vendin e 25-të në renditje.