Ja çfarë zgjodhi Luana që të vishte për “Halloween”
29 tetor 2020
| 16:10
Një ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, u kërkoi ndjekësve të saj të shumtë mendime lidhur me “Halloween”-in. Ajo i pyeti fansat se si kush personazh mund të maskohej.
Teksa mori përgjigje dhe sugjerime të shumta, ditën e sotme Luana ka zbuluar look-un që ka përzgjedhur për emision “Shiko Kush Luan” që rastis edhe me “Halloween”-in. Bukuroshja bionde është bërë si një pirate.
Luana ka ndarë disa fotografi në profilin e “Instagram”-it dhe duhet thënë se duket me të vërtetë bukur. Këtë look nuk ia sugjeroi asnjë nga ndjekësit e saj, por si gjithmonë ajo është mjaft kreative dhe surprizon gjithnjë.