Ja çiftet e rrethit të dytë në Kupën e Kosovës
Të martën është tërhequr shorti për rrethin e dytë (1/16) e finales për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.
Në këtë rreth u përfshin edhe skuadrat e IPKO Superligës, e ku tri çifte do të jenë pikërisht me skuadrat e elitës. Ndeshjet e këtij rrethi do të luhen më 27 nëntor. Prishtina e nis mbrojtjen e titullit të Kupës me përballjen ndaj Drenicës, kurse ndeshja me interesante do të jetë ajo në mes Trepçës ’89 dhe Llapit.
Çiftet e rrethit të dytë:
KEK-u – Flamurtari, Bashkimi (K) – Vëllaznimi, Sharri – Gjilani, Minatori – 2 Korriku, Istogu – Ramiz Sadiku, Drenasi – Ballkani, Kika – Vushtrria, Dukagjini – Arbëria, Vitia – Drita, Lugu i Baranit – Liria, Vllaznia (P) – Besa, Ferizaj – Vllazëria (Zh), Fushë Kosova – Onix, Drenica – Prishtina, Trepça’89 – Llapi, Trepça – Feronikeli.
/Epoka e re/