
Ja cila parti po prin me vota të diasporës në Kamenicë
01 mars 2025
| 21:38
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Kamenica që jetojnë në diasporë.
IndeksOnline ka siguruar rezultatet preliminare, ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 890 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 224 vota.
PDK-ja deri më tani ka marrë 86 vota, AAK-ja ka marrë 35 vota, kurse Lista për Familjen 2 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Kamenicës që kanë votuar përmes postës janë 1630.