Ja me cilat data do të mbahet edicioni i radhës i “Hardh Fest”-it
26 mars 2018
| 11:52
Festa e vjeljes së rrushit – Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar ka shënuar një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 50 mijë vizitorë nga mbarë bota.
Festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2018” do të mbahet më 7, 8, dhe 9 shtator 2018, në Rahovec.
Ky edicion, do të organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe partnerëve të festivalit.
“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se kurrë më parë.
Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës se Rahovecit, vertarisë, rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural në Kosovë.