Ja cilat gjëra nuk lejohen në stadiumin “Fadil Vokrri”
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që zhvillohet të hënën në orën 20:45, do të hapen në orën 18:45, derisa asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë.
Kontrolli në hyrjen e parë:
Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë
pije alkoolike te maskuar apo substanca narkotike
ushqim
ombrella
çantat e shpinës
armë zjarri dhe çfarëdo arme, mjet i rrezikshëm
Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit:
Shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, kontrolli i tupanëve dhe flamujve dhe gjërave tjera si armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra që nuk janë te lejuara, shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera te ngurta, ombrella.
– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi