Ja cilat janë ndeshjet më të mira në 10 vitet e fundit
Me numërimin mbrapsht që ka nisur për të pritur 2020, ekspertët e statistikave dhe futbollit kanë renditur 10 ndeshjet më të mira të dekadës. Në fokusin e tifozëve janë rikthyer disa nga përballjet emocionuese që kujtohen edhe sot, pavarësisht se kanë kaluar disa vjet.
Revista 4-4-2 ka vendosur ndeshjen e vitit 2014 mes Brazilit dhe Gjermanisë si ndeshjen më të mirë të dekadës. Përballja u zhvillua në botërorin që Selesao luante në shtëpi, dhe shifrat 7-1 përballë kampionëve në fuqi të botës ishin të pamendueshme. Pas vetëm 29 minutash lojë gjermanët e panë vetën në disavantazh 5-0, por kjo u rendua deri në bilancin drastik final.
Ka qenë një dekadë ekzaltuese në futboll dhe këtu ka kontribuar edhe përballja mes Manchester Cityt dhe QPR-s, e cilësuar si ndeshja e dytë më e bukur. Cityt u duhej fitorja për të marrë titullin e parë, ndërsa Rangers duhej të evitonin rënien. të parët fituan 3-2 në një përballje të vendosur në mënyrë dramatike.
Ndeshja e tretë më e bukur e dekadës është cilësuar “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Manita e famshme e katalanasve në vitin 2010 erdhi falë golave të Xavi, Pedro, David Villa dy herë dhe Hefren.
Mes sfidave më të bukura të revistës “4-4-2” është edhe suksesi 6-1 i Barcelonës ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, apo triumfi 4-3 i Liverpoolit kundër Borussias së Dortmundit, në vitin 2016.