Ja cilat shtete votuan kundër Kosovës në KiE e cilat abstenuan
24 prill 2023
| 18:50
Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Por jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës për rrugën drejtë Këshillit të Evropës.
Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka treguar se Azerbeigjani, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës.
Pra prej shteteve që e kanë njohur Kosovën kundër ishte Hungaria që drejtohet nga Viktor Orban.
Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina.
Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.
Sidoqoftë Kosova suksesshëm e ka kaluar këtë fazë.