![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/auto_Screenshot_2025-02-09_1026241739093197.png)
Ja cilën skuadër vlerëson Simeone si më të mirën e ‘La Ligas’
Trajneri i Atletico Mardid, Diego Simeone, në konferencën për shtyp dje pas ndeshjes ndaj Real Madrid, ka dhënë mendimin e tij se kush është ekipi më i mirë i ‘La Ligas’.
Sipas Simeone, Barcelona është ekipi më i fortë në kampionatin spanjoll edhe pse ajo renditet ne vendin e 3-të.
Ai tha se ekipi katalanas është më i miri për arsye se ka strategji të mirë në lojë dhe ka një grup lojtarësh shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin.
“Unë ende insistoj se Barcelona është skuadra më e mirë në La Liga. Ata sulmojnë shumë mirë, kanë një shpejtësi të jashtëzakonshme tek lojtarët e tyre dhe luajnë shumë mirë si skuadër. Le të shohim nëse ata do të fitojnë (ndaj Sevillës). Do të jetë interesante për t’i parë gazetarët duke e shijuar këtë garë të ngushtë”, tha Simeone.