Ja cilët lojtarë të Superligës i lavdëron Challandesi
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, në intervistën për numrin festiv të gazetës “Epoka e re” ka thënë se në Kosovë janë disa lojtarë të mirë, por mosha i pengon që të jenë pjesë e Kosovës.
“Në këtë ndeshje e kam mundësinë për të parë disa lojtarë të tjerë. Ideja është të marr lojtarë për të ardhmen, për shembull Shabani është një lojtar që më pëlqen shumë, por është 33 vjeç dhe nuk mund ta ftoj pasi në atë pozitë kam Rashicën dhe Zhegrovën, prandaj është më mirë t’i jepet rasti një lojtari të ri. Unë i kam ndjekur disa lojtarë, por edhe flas me asistentin tim. Në Kosovë janë disa lojtarë të mirë në repartin e mbrojtjes si Bekteshi, Namani dhe Lladrovci, por problemi është se janë 27-28 vjeçar. Dera është e hapur për të gjithë lojtarët, por po e ritheksoj edhe një herë, konkurrenca është e madhe në ekip”, ka thënë Challandes.
/Epoka e re/