Ja cili ministër i Haradinajt dhe një zyrtare e LDK-së morën pjesë në protestën kundër Vuçiqit (Foto)
09 shtator 2018
| 14:09
Qytetarët e Drenicës të dielën kanë bllokuar rrugën Mitrovicë-Skenderaj për të mos lejuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që ta vizitojë fshatin Banjë të Komunës së Skenderaj.
Kjo protestë ishte përkrahur nga mjera qytetarë, duke përfshirë edhe deputetë, ministra dhe përfaqësues të partive politike.
Në këtë protestë, kishte dalë edhe ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e cila në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se dje dhe sot është me Drenicën.
“Për Kosovën tonë, për Drenicën, edhe dje edhe sot!”, ka shkruar Tërmkolli.
/Epoka e re/