Ja cilit deputet i tha presidenti Boshko Buhë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Quni janë përplasur në mes vete për kohën e luftës.
Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Qunin, duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë.
Kjo përplasje ka filluar kur deputeti Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë. “E di që jeni frikësuar në luftë, nuk e kuptoj pse tash në paqe”, ka thënë Quni.
“Ti kur flet për luftë mos u djersit, se në luftë ke qenë nga fundi. Një këmbë e ke pas në Shqipëri një në Kosovë. Je hi në Kosovë pasi u hy NATO në Kosovë. Ke luftuar, ke qenë një mercenar luftëtar. Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardhur turp. Ti mercenari qe ke luftuar atje, asnjë ditë nuk e ki luftë në Kosovë”, ishte kundërpërgjigja e Thaçit ndaj Qunit.
Për luftën janë përplasur mes vete edhe deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe deputeti Anton Quni.