Ja çka thotë kryeministri Kurti për marrëveshjen e diplomave
Një raport rreth zbatueshmërisë së marrëveshjeve të dala nga dialogu mes Kosovës e Serbisë, i është dorëzuar sot në emër të kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Ky raport, ngrit dilema të qeverisë rreth çështjes së njohjes së diplomave universitare të Kosovës nga pala serbe, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre, procesi i certifikimit të diplomave kurrë nuk është zbatuar nga Serbia. Kjo po konsiderohet problematike në veçanti për qytetarët e Luginës së Preshevës, meqë vijojnë studimet në Kosovë.
Madje thuhet se shqetësuese mbetet edhe mos-përfshirja e diplomave të doktoratës, ndonëse marrëveshja nuk i përjashton ato, njofton Klan Kosova.
Gjithashtu potencohet edhe fakti që Universiteti i Mitrovicës së Veriut, vazhdon të veprojë brenda sistemit arsimor serb, duke mos pranuar sistemin e Arsimit të Republikës së Kosovës.