Ja çmimi i biletave për ‘Final 8’

27 shkurt 2019 | 11:12

Anëtari i bordit të KB Rahoveci, Alban Rama pret një organizim të shkëlqyeshëm të “Final 8”.

Ai ka treguar se biletat ditore kushtojnë dy euro, kurse për tifozët e ekipeve biletat kushtojnë një euro.

“Ne jemi të gatshëm dhe ka filluar edhe shitja e biletave ku do të ketë bileta ditore me çmim dy euro, kurse për tifozët e ekipeve do të ketë bileta të veçanta një euro, pasi ata do të jenë të pranishëm vetëm në ndeshjet e skuadrave të tyre dhe më pas duhet ta lirojnë palestrën”, ka thënë Rama.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ilir Bytyqin,…