Ja çmimi i biletave për ndeshjen Prishtina – Llapi

08 maj 2019 | 16:06

Të shtunën zhvillohet ndeshja në mes Prishtinës dhe Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se dyert e stadiumit hapen dy orë para ndeshjes, kurse do të ketë kontroll të rrepta nga organet e sigurisë

Sipas njoftimit të klubit të Prishtinës biletat do të dalin në shitje ditën e shtunë.

“Tribuna lindore 3 euro (biletat shitet nga anëtarët e “Plisave” afër fanclubit të tyre në sheshin ‘Zahir Pajaziti’). Tribuna veriore 3 euro (vetëm për tifozët e organizuar mysafir). Tribuna perëndimore: 5 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit). Tribuna VIP: 10 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit)”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiorentina është duke u interesuar për mbrojtësin e Kombëtares së…