Ja ç’po ndodh në Gjakovë pas vendimit të mbrëmshëm të qeverisë
24 mars 2020
| 10:09
Vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë së Kosovës duket se sot menjëherë po rrezikon qytetarët e Kosovës në të gjithë vendin. Sot, në shumë qytete të Kosovës, turma të njerëzve janë mbledhur para pikave të Postës së Kosovës për ta marrë socialin. Siç shihet edhe në këtë fotografi të realizuar në Gjakovë, shumica e njerëzve janë të papajisur me maska dhe dorëza dhe janë në afërsi të njëri-tjetrit. Sigurisht se kjo tollovi është shkaktuar pasi që qeveria ka marrë vendim që pensionet t’i lëshojë para kohe për dy muaj dhe të gjitha këto shërbime pensionistët dhe ata që marrin social duhet t’i kryejnë para orës 10:00 pasi që më pas Qeveria e Kosovës ka vendosur ta kufizojë lirinë e lëvizjes. /Epoka e re/