Ja ç’thotë policia për zyrtarin e AUV-it i cili dyshohet se njoftoi bizneset për inspektimet
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shoqërimin në polici të zyrtarit e AUV-it i cili dyshohet se ka njoftuar paraprakisht disa biznese për operacionet e policisë dhe inspektorëve lidhur me zbatimin e masave antiCOVID-19.
Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se zyrtari i AUV-it ishte në kryerje të detyrës i asistuar nja njësiti policor duke inspektuar bizneset dhe shqiptuar gjoba për shkeljen e masave anti COVID 19.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar person zyrtar i AUV-së është shoqëruar në stacion policor për shkak të dyshimit se përmes telefonit i kishte dërguar sms një pronari të një marketi. I dyshuari kishte qenë në kryerje të detyrës i asistuar nga njësiti policor duke inspektuar bizneset dhe shqiptuar gjoba për shkeljen e masave anti COVID 19. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.