Ja deklarata e futbollistit të vitit, Arbër Zeneli

20 dhjetor 2018 | 22:17

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli e ka fituar çmimin e futbollistit të vitit në Kosovë.

Futbollisti i Heerenveen, ka thënë se ndihet i nderuar se e ka fituar këtë çmim, kurse do të jetë edhe më i motivuar në të ardhmen për të arritur suksese të reja.

“Ky çmim është një ëndërr që bëhet realitet për mua. Të shpallesh më i miri i vendit tënd pa dyshim është diçka mahnitëse dhe e papërshkrueshme. Falënderoj familjarët e mi, lojtarët, stafin e Përfaqësues, por edhe atë të ekipit tim Heerenveen. Por, një falënderim i veçantë i takon ish-presidentin tonë, Fadil Vokrri, pa të cilin sot nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky çmim për mua është një motiv shtesë. Do të mundohem që edhe në të ardhmen të japë maksimumin tim, pasi ta përfaqësosh Kosovën është kënaqësi dhe privilegj”, ka thënë Zeneli.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi,…