Ja deputeti i PDK-së që do ta zë vendin e Gani Dreshajt në Kuvendin e Kosovës
17 dhjetor 2017
| 23:17
Pas përfundimit të zgjedhjeve në komunën e Istogut, Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar edhe rezultatet preliminare sipas të cilave fitues doli të jetë kandidati i AAK-së Gani Dreshaj.
Ndërsa në vendin e Dreshajt, si deputet i Kuvendit të Kosovës do të jetë kandidati i PDK-së në zgjedhjet e qershorit, Rafet Rama.
Rama kishte arritur që në zgjedhjet e qershorit të mbledhë gjithsej 8 mijë e 821 vota.