Ja dhjetë pilotët më të paguar
Pilotët e Formula 1 janë mes sportistëve më të paguar në botë. Për disa prej tyre, njëvendëshja është një minierë e vërtetë ari.
Në krye të listës të më të paguarve nuk mund të mungonte kampioni në fuqi Lewis Hamilton, shkruan “Corriere dello Sport”.
Britaniku fiton plot 45 milionë euro në sezon, 5 më shumë se piloti gjerman I Ferrarit, Sebastian Vettel, raporton Ora News.
10 më të paguarit:
Lewis Hamilton, Mercedes – 45 milionë euro në vit
Sebastian Vettel, Ferrari – 40 milionë euro
Daniel Ricciardo , Renault – 24 milionë euro
Max Vestappen, Red Bull – 15 milionë euro
Valtteri Bottas, Mercedes – 7 milionë euro
Esteban Ocon, Renault – 4 milionë euro
Sergio Perez, Racing Point – 3.5 milionë euro
Carlos Sainz, McLaren – 2,5 milionë euro
Lando Norris, McLaren – 2,5 milionë euro
Kimi Raikkonen, Alfa Romeo – 2.5 milionë euro.