Ja efikasiteti i dronave “Bayraktar” që po përdoren në Ukrainë (VIDEO)

27 mars 2022 | 18:47

Gjatë luftës që po zhvillohet në Ukrainë, mediat kanë raportuar se ushtria ukrainase është duke përdorur edhe dronat turk “Bayraktar”.

Në videon e mëposhtme mund të shihet efikasiteti i këtij lloj droni, i cili është ëshë duke u kërkuar edhe nga ushtri të tjera.

Dronat ushtarak “Bayraktar”, janë prodhim turk dhe i njejti është i pajisur me sisteme të avancuara të armëve dhe municioneve, duke goditur me sukses objektivat deri në një distancë prej tetë kilometrash.

Dron TB2 mund të fluturojë deri në 27 orë pas nisjes dhe mund të përdoret në misionet vendore dhe të huaja.

Bëhet fjalë për një fluturake që mund të përdoret për mbikëqyrje dhe misione luftarake, të cilat si të tilla, tashmë për pesë vjet përdoren nga xhandarmëria, policia dhe ushtria turke./Periskopi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Ukrainës,…