Ja fanellat më të shitura në NBA

14 prill 2023 | 13:45

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, NBA ka publikuar renditjen e fanellave të shitura për çdo skuadër.

Kjo renditje është bërë në bazë të informacionit që vijnë nga dyqanet zyrtare të 30 skuadrave të NBA. Basketbollisti LeBron James dhe skuadra e Lakers kryesojnë këto dy renditje, duke qenë lojtari e ekipit që kanë shitjet më të mëdha. Në vendin e dytë ndodhet basketbollisti Stephen Curry, ndjekur nga Jayson Tatum e Giannis Antetokounmpo.

Kjo renditje thuajse konfirmohet edhe te fanellat e skuadrave, ku pas Lakersave ndodhet ekipi i Golden State Warriors e Boston Celtics. Ndërsa në vendin e katërt ndodhet Phoenix Suns, që lë pas Milwaukee Bucks. Skuadra e Lakersave, edhe pse mezi u kualifikua në “play-off”, duke fituar ndeshjen shtesë të “play-in” ndaj Minnesota, mbetet ekipi më i ndjekur nga fansat. Në “top-15” fanellat e lojtarëve më të shitur është edhe ajo e Jordan Poole, një surprizë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së…