Ja favoritet për të fituar Ligën e Kampionëve
Pak kanë ndryshuar kuotat e favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve pas shortit për fazën me eliminimit direkt.
Manchester City, Barcelona dhe Juventusi vazhdojnë të jenë mes pretendentëve kryesore sipas kompanive të basteve.
Në rang pretendentësh, Reali i Madridit ka pësuar një humbje kuote teksa shihet si fuqia e pestë e kompeticionit, megjithëse është kampione në fuqi. Guardiola dhe City kuotohen me koeficient 4 nga 4.5 që e kishin përpara shortit, teksa skuadra më e vështirë për t’u shpallur fituese është Schalke, e cila ka një koeficient 251.
Barcelona është pretendentja e dytë sipas kompanive të basteve me koeficient fitoreje të trofeut me veshë të gjata 6. E dyta nga fundi është Olimpiku i Lionit me 151 koeficient, ndërsa Ajaxi mbyll podiumin e më pak favoriteve me 101.