Ja formacioni i mundshëm i Kosovës
14 tetor 2018
| 13:54
Përfaqesuesja e Kosovës në futboll, sot me fillim nga ora 18:00, luan ndeshjen e saj të radhës, ndaj Ishujve Faroe.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve, përkatësisht Grupin 3 të Ligës D.
Kosova prinë në këtë grup me shtatë pikë, dy më shumë se ndjekësit e Azerbajxhan.
Ndeshja ndaj Ishujve Faroe do të jetë e rëndësishme, pasi në rast fitore, Kosova do ta ruante vendin e parë.
Formacioni i Kosovës:
Portier: Samir Ujkani
Mbrojtja: Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti
Mesfusha: Shala, Halimi (Voca), Zeneli, Berisha (Avdijaj), Zhegrova
Sulmi: Muriqi