Ja formacioni që ka bërë të pasur presidentin e Romës
Roma është duke kaluar një krizë të rëndë këtë sezon. Skuadra nuk ka arritur në asnjë moment të sezonit të bëjë një ecuri të mirë dhe është jashtë çdo objektivi që në muajin prill.
Skualifikimi nga Liga e Kampionëve dhe ecuria e keqe në kampionat, kanë bërë që presidenti verdhekuq, Xhejms Palota të ngrejë tonet dhe të ofendoj disi lojtarët. Ai ka deklaruar se lojtarët duhet të tregojnë që kanë b*le dhe se e duan këtë fanellë. Por Palota duhet të shohë dhe fajet e veta në këtë çështje, pasi prej kohës që ka marrë drejtimin e Romës, ka fituar vetëm nga shitja e 11 lojtarëve 371 milionë euro, pa llogaritur fitimet e tjera nga shumë burime të ndryshme.
Alison, Rudiger, Benatia, Romanjoli, Markuinjos, Paredes, Pjaniq, Strotman, Naingolan, Salah dhe Lamela janë 11 lojtarët, të cilët nëse Palota nuk do t’i kishte shitur do të kishim të bënim me një ekip që do të mund të rivalizonte Juventusin për titullin kampion.