Ja gafa për të cilën do të mbahet mend Songu

21 maj 2020 | 12:08

Deklarata e mesfushorit Aleks Song, që nuk i interesonte se do të luante pak te Barcelona por e pranoi ofertën për shkak të shumës së madhe të parave që do të fitonte, bëri mjaft bujë ditët e fundit.

Song u pikas pas një sezoni mjaft të mirë me Arsenalin krahas dy mesfushorëve si Mikel Arteta dhe Aron Ramsey. Ai i kushtoi 15 milionë paund Barcelonës dhe ishte 24 vjeç kur e bëri këtë lëvizje.

Deklaratës për dashurinë e madhe për paratë i është përgjigjur në një farë mënyrë “Mail Sport”, duke publikuar një video të një momenti të sikletshëm për Song dhe duke u shprehur me ironi se kjo është gjëja e vetme për të cilën do të mbahet mend Song.

Videoja ishte nga festimi i Barcelonës kur fitoi kampionatin spanjoll në vitin 2013. Në një moment, kapiteni Puyol afrohet te skuadra dhe thërret një nga shokët e ekipit për të ngritur trofeun së bashku.

Song bën një hap para duke menduar se Puyol po i drejtohej atij, por në të vërtetë kapiteni po thërriste Erik Abidal, që sapo i ishte nënshtruar një transplanti mëlçie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveritë dhe autoritetet shëndetësore duhet të bashkëpunojnë me burime lajmesh…