Ja golashënuesit e Kosovës në kualifikimet për ‘Euro 2020’
15 tetor 2019
| 13:11
Kosova ka zhvilluar gjashtë ndeshje në kualifikimet për Kampionatin Evropian, kurse ka shënuar dymbëdhjetë gola.
Golashënuesi më i mirë i Kosovës është Vedat Muriqi, i cili ka shënuar katër gola. Sulmuesi shënoi në portën e Bullgarisë, Çekisë, Anglisë dhe mbrëmë në portën e Malit të Zi.
Nga dy gola i kanë shënuar Milot Rashica dhe Valon Berisha, kurse nga një gol të shënuar kanë Zeneli, Rashani, Rrahmani dhe Vojvoda.
Lista e golashënuesve
Vedat Muriqi 4 gola
Milot Rashica 2
Valon Berisha 2
Elbasan Rashani 1
Arber Zeneli 1
Amir Rrahmani 1
Mërgim Vojvoda 1
/Epoka e re/