Zeneli shënon gol të bukur për Heerenveenin
04 nëntor 2018
| 14:31
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Emmenit në xhiron e 11-të të Eredivisies holandeze.
Zeneli nga një gjuajtje dënimi realizoi golin e epërsisë për Heerenveenin në minutën e 30-të, kurse mysafirët e barazuan rezultatin dy minuta para fundit të ndeshjes me anë të Reuven Niemeijer.
1-0 Arber Zeneli #heeemm #goalvandeweek pic.twitter.com/YHVBLCqP9N
— Pascal (@passie1978) November 4, 2018
/Epoka e re/