Ja kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve

31 janar 2019 | 16:11

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, bazuar në Rregulloren Nr. 04/2018 për Kategorizimin e Sporteve dhe Rregulloren Nr.05/2018 për Kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve, të nxjerra nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Pas dy javësh shqyrtimi të dokumentacioneve të të gjitha federatave, komisioni për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, ka kategorizuar 29 federata, ndërsa dy të tjera mbetën jashtë kategorizimit.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, vlerësoi lartë punën profesionale të komisionit, derisa shtoi se kategorizimi po bëhet sipas standardeve të larta dhe një veprim i tillë Kosovën e rendit tek vendet e avancuara përsa i takon financimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, njëherit kryetar i komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, theksoi se gjatë vitit të kaluar është bërë plotësim ndryshimi i rregullores dhe rregullorja e re, e cila është më e lehtë dhe më e qartë në vlerësimin e kritereve.

Ai theksoi se komsioni ka hasur në vështirësi në dokumentacionin e sjellur nga federatat, por pavarësisht kësaj komisioni ka bërë punë profesionale. I pyetur nga gazetarët sqaroi ngritjen e karatesë, e cila ka ardhur pas ndryshimeve të rregullores dhe llogaritjes së medaljes së bronztë të Herolind Nishevcit të fituar në vitin 2016.

Sipas Haxhijajt, badmintoni nuk u kategorizua shkaku i themelimit të vonshëm dhe mos licencimit nga MKRS-ja, ndërsa minigolfi për shkak të numrit të vogël të sportistëve dhe mos zhvillimit të garave gjatë vitit 2018. I pranishëm në konferencë ishte edhe nënpresidenti, Gazmend Maxhuni, njëherit anëtar i komisionit. Në bazë të rezultateve, në kategorinë A ndodhen: xhudo, karateja, futbolli, basketbolli, hendbolli dhe volejbolli, ndërsa në kategorinë B janë: atletika, noti, sporti shkollorë, skitaria dhe pingpongu.

13 federata përbëjnë kategorinë C si: tenisi, mundja, boksi, taekwondo, gjimnastika, shahu, shenjëtaria sportive, shigjetaria, bodybuildingu, çiklizmi, peshëngritja, boulingu, aeronautika dhe autosportet. Në kategorinë e fundit, D janë: Sporti Universitar, kikboksi, bjeshkataria dhe Federata Sportive e Punëtorëve.

Në kategorizimin e sportistëve kanë hyrë 15 sportistë, prej tyre tetë nga xhudoja dhe pesë nga karate, derisa prinë kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi me 100 pikë. Trajneri i xhudos, Driton Kuka i prinë listës së trajnerëve me 177.50 pikë, i pasuar nga Shqipe Zogiani (karate) me 55 pikë. Ky është viti i dytë që KOK-u bënë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. KOK i dërgon rekomandimin me rezultate Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, e cila bazuar në vlerësimin e pikëve dhe kategorive do të caktojë shumën për financim të federatave, sportistëve dhe trajnerëve.

KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2019

KATEGORIA A                   2019 (pikët)

Federata e Xhudos e Kosovës                86.2 pikë
Federata e Karatesë e Kosovës              86
Federata e Futbollit të Kosovës             81.35
Federata e Basketbollit të Kosovës       72.58
Federata e Hendbollit të Kosovës         72.28
Federata e Volejbollit të Kosovës          71.67

KATEGORIA B

Federata e Atletikës  të Kosovës                  63.416 pikë
Federata e Notit të Kosovës                          54.086
Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës    54
Federata e Skitarisë të Kosovës                   53.64
Federata e PingPongut të Kosovës             51.76

KATEGORIA C

Federata e Tenisit të Kosovës                      49.07 pikë
Federata e Mundjes të Kosovës                  47.89
Federata e Boksit të Kosovës                       46.42
Federata e Taekwondosë të Kosovës          44.26
Federata e Gjimnastikës së Kosovës          43.69
Federata e Shahut të Kosovës                      41.65
Federata e Shenjëtarisë Sportive                40.93
Federata e Shigjetarisë së Kosovës             40.865
Federata e Bodybuildingut                           38.91
Federata e Çiklizmit të Kosovës                  38.2
Federata e Peshëngritjes të Kosovës          36.37
Federata e Boulingut të Kosovës                 35.04
Federata e Autosporteve të Kosovës          31.51
Federata e Aeronautikes të Kosovës          30.94

KATEGORIA D

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës     28.57
Federata e Kickboxit të Kosovës                            27.21
Federata e Bjeshkatarisë së Kosovës                    24.61
Federata e Punëtorëve Sportiv të Kosovës          20.88

Federata e Badmintonit të Kosovës  Nuk është kategorizuar
Federata e Minigolfit të Kosovës      Nuk është kategorizuar

KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE

Xhudo

Majlinda Kelmendi                                                                          100 pikë
Nora Gjakova                                                                                    60 pikë
Distria Krasniqi                                                                                  50
Loriana Kuka                                                                                      45
Akil Gjakova                                                                                       45
Shpat Zeka                                                                                          25
Erza Muminoviq                                                                                 20
Laura Fazliu                                                                                         10

Karate

Herolind Nishevci                         60 pikë
Adelina Rama                                20 pikë
Fortesa Orana                                20
Orges Arifi                                      7.5
Blodin Pakashtica                         7.5

Atletikë

Musa Hajdari                           15 pikë

Boks

Donjeta Sadiku                        12.5 pikë

KATEGORIZIMI I TRAJNERËVE

Driton Kuka (xhudo)                      177.50 pikë
Shqipe Zogiani (karate)                  50 pikë
Nazmi Gashi (karate)                     10
Zijadin Kryeziu (atletikë)               7.5
Besim Brahimi (boks)                     6.25

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian (PE) e ka njohur presidentin e vetëshpallur të…