Ja kë e nxjerrë fitues sondazhi në “Facebook” pas debatit të mbrëmshëm

11 nëntor 2021 | 08:15

Arben Vitia i Vetëvendosjes ka marrë 55 % të votave dhe Përparim Rama i LDK-së 45 % në sondazhin e hapur online në Facebookun zyrtar të Klan Kosovës.

Vitia ka marrë 21,849 vota dhe Rama 17,650 vota në pyetjen e këtij sondazhi të hapur në mënyrë online e që ishte “Kush fiton në Prishtinë?”.

Ky sondazh ka qenë i hapur gjatë kohës që po zhvillohej përballja ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës mes kandidatit të Vetëvendosjes Arben Vitia dhe atij të LDK-së Përparim Rama.

Kujtojmë se dy kandidatët për Prishtinën do të përballen në balotazhin e 14 nëntorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drynët e vendosur nga çiftet tek “Ura e Kaltër e…