
BE-ja kërkon respektimin e marrëveshjeve për vizitat zyrtare
26 mars 2018
| 15:56
Pas situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian (BE).
Zëdhënësja e kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, Maja Kocijanciq, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të respektojnë marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit, mbi vizitat e zyrtarëve shtetërorë.
“Të dy palët duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura për vizitat zyrtare në dialogun e Brukselit”, ka thënë Kocijanciqi.