Ja koeficientet e basteve për ndeshjen Kosovë – Angli
17 nëntor 2019
| 12:48
Kosova e zhvillon sot ndeshjen e fundit kualifikuese në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, kurse kundërshtarë i “dardanëve” është Anglia.
Ndeshjen që fillon nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është prognozuar nga kompanitë e basteve.
“Tre Luanët” janë favorit të madh për të fituar ketë ndeshje dhe kjo është vlerësuar me koeficientin 1.33, derisa gjasat e Kosovës për fitore janë minimale sipas kompanive të basteve, të cilat për fitore e “dardanëve” e kanë vlerësuar me koeficientin 7.50, kurse barazimi e ka kuotën 4.50.
/Epoka e re/