Ja ku do të zhvillohet ndeshja Bjellorusi – Kosovë

19 prill 2023 | 13:52

Përfaqësuesen e Kosovës në futboll në qershor e presin dy ndeshje të rëndësishme në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Fillimisht Kosova në “Fadil Vokrri” luan me Rumaninë më 16 qershor, ndërsa më 19 qershor është mysafir i Bjellorusisë. Pasi Bjellorusia është e dënuar nga FIFA që ndeshjet si vendas t’i luajë jashtë vendit, kjo ndeshje do të luhet në Greqi. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Përfaqësues, Muharrem Sahiti.

“Ndeshja është e sigurt që do të luhet në Greqi, derisa kanë mbetur edhe detajet tjera për të na i konfirmuar lidhur me vendin dhe stadiumin. Presim që brenda pak ditëve të sqarohet gjithçka”, ka thënë Sahiti për “Demokracia.com”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…