Ja ku e dërgon Werneri topin me portën e boshatisur (Video)

09 shtator 2021 | 15:55

Gjermania mori një fitore bindëse 4-0 ndaj Islandës në transfertë, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë. Pancerat edhe pse shënojnë gola vijojnë të vuajnë mungesën e një sulmuesi goli.

Timo Werner ashtu si tek Chelsea humbet raste të shumta shënimi. Një i tillë shumë flagrant ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sulmuesi mori një top me portën e boshatisur, por për habinë e të gjithëve Werner e dërgoi topin jashtë kuadratit. Episodi ka bërë xhiron në rrjetet sociale, teksa nuk ka munguar as humori.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…