Ja kujt do t’ia kthejnë borxhin klientët e “IuteCredit” dhe “Monego”-s

06 dhjetor 2019 | 13:59

Bordi Ekzekutiv i BQK-së inicion procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciar “IuteCreditKosovo” Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar “Monego”.

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), duke u bazuar në kompetencat që i garanton neni 36 paragrafi 1, nënparagrafët 1.11 dhe 1.12, si dhe neni 67 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe në pajtim me nenin 105, paragrafi 1, nënparagrafi 1.10 të Ligjit për Bankat, Institucionet Financiare dhe Institucionet Financiare Jobankare, ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të iniciojë procedurat e likuidimit për institucionin mikrofinanciar “IuteCreditKosovo” Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar “Monego”.

Vendimin e Bordit Ekzekutiv të BQK-së, e ka arsyetuar  guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Ai ka thënë se për borxhet që kanë qytetarët e Kosovës, ndaj këtyre institucioneve do të vendos likuiditatori, e që sipas Mehmetit trupa e likuidatorit ka dale sot në zyret e institucioneve në fjalë. “Janë revokuar licencat, është emëruar likuiditatori dhe sot likuiditatori veç ka shkuar në zyret e këtyre institucioneve dhe do ta bëjë procesin e likuidimit, gjegjësisht, kredimarrësit e këtyre institucioneve do t’i kthejnë kreditë të likuiditatori i cili do të jetë personi përgjegjës për të administruar procesin e likuiditimit të institucioneve në fjalë”, ka thënë Mehmeti raporton “Epoka e re”.

 

/Epoka e re/A.M

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 goditi rëndë…