
Ja kur debuton Messi
17 gusht 2021
| 18:02
Pasi u bë një ndër transferimet më të bujshme të PSG-së, e gjithë vëmendja e fansave tanimë është vendosur në ditën kur do të debutojë Lionel Messi me fanellën e parisienëve.
Në sfidën kundër Strasburgut këtë javë, Messi u prezantua para tifozëve në “Park Des Princes”, ndërsa enigmë mbetet data e debutimit.
Sipas “Sky Sports”, Messi nuk do të debutojë as këtë javë në sfidën për kampionat kundër Brestit, por me shumë mundësi do të jetë në fushë të dielën e ardhshme me datë 29 gusht në javën e 4-ët të kampionatit kundër Reimsit. Një debutim i cili po pritet me interes nga e gjithë bota për të parë një ndër lojtarët më të mirë të historisë në fushë përsëri.