Ja kur do të falet Kurban Bajrami

13 qershor 2024 | 13:14

Dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të dielën më 16 qershor 2024.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka njoftuar besimtarët dhe opinion se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Manifestimi fillon në orën 4:19, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë”, ka njoftuar BIK.

Ndërsa namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 5:34, të cilit do t’i prijë Burhan ef. Hashani- kryeimam i Këshillit të BI-së së Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 16 qershor 2024, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fati në këtë prag evropian po tregohet shumë i ashpër…