Ja kur do të mbahet testi i dytë i maturës
Komisioni Shtetëror i Maturës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për afatin e dytë të testit të maturës për këtë vit, i cili do të mbahet më 28 gusht dhe 1 shtator.
Në këtë afat testi do të realizohet në të gjitha komunat në të njëjtën ditë, jo siç është realizuar në afatin e parë i ndarë në regjione.
Testit të maturës pritet t’i nënshtrohen mbi 7 mijë nxënës.
Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Kadriu, ka thënë për “RTK”-në se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë siguruar të gjitha të dhënat nga komunat e vendit.
Ai ka bërë me dije së këtij testi do t`i nënshtrohen rreth 7 mijë 300 nxënës.
Pjesa e parë e testit do të përfshijë lëndët e përgjithshme, gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze, ndërsa pjesa e dytë janë lëndët e profesionit.
Në bazë të Ligjit për maturën, kalueshmëria është me 40 për qind të pikëve.