Ja kur do të rikthehet Erikseni në fushë përsëri
05 gusht 2021
| 13:42
Christian Eriksen u rikthye të mërkurën në Milano pas pothuajse dy muajsh mungesë duke takuar shokët e skuadër te Interi, trajnerin Simone Inzaghi dhe drejtuesit e klubit.
Ardhja e Eriksen në Milano do të përkojë me disa vizita të detajuara mjekësore që do t’i nënshtrohet danezi për të mësuar përfundimisht të ardhmen në futboll. Gazeta italiane “Corriere Dello Sport’’ ka zbuluar një frazë të rëndësishme të dalë nga goja e danezit: “Shkoi mirë vizita, do të kthehem të luaj për katër ose pesë muaj”.
Një lajm mjaft i mirë ky për futbollistin, por mister ngelet e ardhmja te Interi pasi Eriksen nuk mund të luajë në Itali me defribilator në zemër.